KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkarkohet prokurori i Tiranës
Siguri

Shkarkohet prokurori i Tiranës

Kosova News
Kosova News 11:18 -06/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori i Tiranws Bajram Breçani, është shkarkuar nga detyra këtë të martë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizmin.

Breçanit iu gjet një dosje me probleme për një të akuzuar për vrasje, të cilit i ishte pushuar akuza.

Për herë të parë ish-prokurori i Tiranës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të enjten, më 1 shtator.

Gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Breçani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Breçani ka deklaruar se disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 145 m2 në një truall me sipërfaqe 460 m2 dhe një pjesë shpati rreth 300 m2. Ai ka shpjeguar se e ka blerë truallin së bashku me dy vëllezërit në vitin 1995, pa dokumente ligjore dhe se e kanë ligjëruar nëpërmjet një kontrate të vitit 1998, kundrejt vlerës 368 mijë lekë.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./euronewsal/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

TAGGED: Bajram Breçani
Kosova News 06/09/2022 06/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?