KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani ndan dekorata: Janë personalitete që ruajtën dhe promovuan vlerat tona
Politikë

Osmani ndan dekorata: Janë personalitete që ruajtën dhe promovuan vlerat tona

Kosova News
Kosova News 17:19 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në përvjetorin e gjashtë të shenjtërimit dhe në 25-vjetorin e shkuarjes në amshim të Shën Nënë Terezës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë medalje presidenciale “Nënë Tereza” për disa prej personaliteteve shqiptare që kanë kontribuar me humanizëm në periudha të ndryshme të historisë.

Ndër personalitet e dekoruara është edhe Don Lush Gjergji dhe Motrat e Nënë Terezës, ndërsa medalje i është ndarë post-mortum edhe ish-ipeshkvit të Kosovës, Nikë Prelaj.

Presidentja Osmani tha se shumë personalitete shqiptare nuk kanë kursyer asgjë nga vetja në mënyrë që t’u ndihmojnë të tjerëve.

“Kam vendosur që sot të dekoroj me medaljen presidenciale Shën Tereza disa personalitete, të cilat krahas qindra e mijëra të tjerëve, kanë kontribuar në periudha të ndryshme të historisë sonë, në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona, duke dhënë shembullin personal se si peshën e dhunës ndaj nesh mund ta shndërrojmë në mjet për thellim dashurie ndaj njerëzve, në promovimin e shpirtit tonë human e shpërndarjen gjithandej botës të veprës kolosale të modelit të jashtëzakonshëm por edhe të përkatësisë etnike e kulturore të humanistes sonë Nënë Terezës”, ka thënë Osmani.

- Reklamë -

Ndër personalitetet e dekoruara është edhe Sadie Llaloshi, e cila kishte shërbyer motër kryesore e ambulancës së parë Nënë Tereza duke trajtuar pacientë të cilëve nga regjimi serb u ishte mohuar.

“Personalitetet që do të dekretohen sot janë duke filluar nga Don Lush Gjergji, i cili tërë jetën ia kushtoi njerëzve të këtij vendi, vlerave të popullit tonë dhe u shqua sidomos në promovimin nëpër botë të jetës dhe veprës së Nënë Terezës, Sadie Llalloshi, infermiere e cila profesionin e saj human ia përkushtoi tërësisht shëndetit të popullit të saj në kohën kur ky popull po shtypej mizorisht nga regjimi i egër serb… Motrat e Nënë Terezës të cilat që nga viti 1982 u ofrojnë ndihmë më të varfërve, atyre që Nënë Tereza i deshi më së shumti, ato u ofrojnë atyre strehë, ushqim, kujdesen për ta dhe i mbajnë afër me dashuri sipas shembullit të misionares së madhe shqiptare Shën Terëz, Imzot Nikë Prelës pas vdekjes, i cili ishte dekoruar me këtë medalje nga presidenti Sejdiu, ne sot do të kemi nderin që atë medalje të ua dorëzojmë familjarëve”, tha Osmani.

Medalje presidenciale i është ndarë edhe kardinalit të vetëm shqiptar, Ernest Simoni dhe poetit të letrave shqipe, Visar Zhuti. Ndërsa medalje pas vdekjes i është ndarë edhe Jakë Mitës, i cili e drejtonte shoqatën Nënë Tereza.

Për këto dekorata, Don Lush Gjergji falënderoi presidenten në emër të të gjithë personaliteteve.

“Kur zemra është plot, thotë populli, goja është e zbrazët. Megjithatë, e kemi një fjalë e cila është e rëndomtë, por e ka kuptimin e jashtëzakonshëm dhe kjo është ‘faleminderit’. Falënderimi është ndër cilësitë më të bukura në jetën e njeriut, kush nuk di të falënderojë, nuk di as të jetojë. Falënderojmë presidenten tonë që është kujtuar t’i nderojë sidomos disa personalitete, po e heq vetveten prej kësaj liste”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?