KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla: 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit, bëhet fjalë për shumë raste
Siguri

Ministri Sveçla: 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit, bëhet fjalë për shumë raste

Kosova News
Kosova News 15:40 -05/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të hënën, se informacionet e para tregojnë që 11-vjeçarja e dhunuar përgjatë muajve qershor dhe gusht të këtij viti, është dhunuar shumë më gjatë – për më shumë se një vit.

Sveçla ka thënë në konferencën e mbajtur të hënën, se ka kërkuar nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës që të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve për të kuptuar mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur viktimën, ndërsa është shprehur i bindur se të gjitha dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësit do të penalizohen.

Lexo po ashtu:

Pas 31 tetorit, veturat me targa ilegale të Serbisë s’do të lejohen të qarkullojnë në Kosovë

“Indikacionet e para apo informatat janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës i kam bërë drejtpërdrejt në mënyrë që të gjithë të përfshirit në këtë rast të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohen drejtë mbi atë se çfarë ka ndodhë, se çfarë institucionet kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin dhe po ashtu sa më shpejt të jetë e mundur të dalin me të gjeturat e këtij rasti jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë Qendrat për Punë Sociale, qoftë Policia, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur e më pas për të identifikuar atë se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikimin e dhunuesve që fatkeqësisht nuk janë arrestuar të gjithë”, ka thënë ai.

Më 27 gusht, pesë persona, prej tyre dy të moshës madhore, dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht një 11-vjeçare për 7 orë rresht.

Rasti nxiti reagime të mëdha. Më vonë u zbulua, se ajo ishte dhunuar e trafikuar edhe gjatë muajit qershor të këtij viti.

Dhe tash, sipas ministrit Sveçla, ka informata se ajo është dhunuar tash e një vit.

Gjithashtu lexoni:

Ferizaj: Në zonën 50 voziti me 115 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe 3 muaj pa patentë

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

Kosova News 05/09/2022 05/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Ferizaj: Në zonën 50 voziti me 115 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe 3 muaj pa patentë
15:52 -05/07/2025
Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm
15:23 -05/07/2025
Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë
15:21 -05/07/2025
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
15:07 -05/07/2025
Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm
14:44 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?