Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot në orën 15:00, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla do të mbaj konferencë për media, arsyet e kësaj konference nuk janë bërë me dije.
Postimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshmë:
Njoftim për media
Prishtinë, 5 shtator
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla do të mbaj konferencë për media.
Konferenca do të mbahet sot më 05.09.2022 në orën 15:00, në objektin qendror të MPB-së në sallën P-02.
Ftohen mediat të marrin pjesë!
Ministria e Punëve të Brendshme -Zyra për Komunikim Publik
+ 383 38 521 033