Në protestën e sotme të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares, është kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Protestuesit kanë këmbëngulur se nuk do të largohen nga objekti i prokurorisë deri sa të shkarkohet apo ta japë dorëheqje Munishi.
Organizatorët e akuzuan prokurorinë se ajo ishte në dijeni për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares para disa muajsh. Sipas tyre, u desh një protestë masive që informatat në lidhje me rastin të dilnin në pah.
Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar, organizatorët thonë se kjo nuk jep qetësi e siguri për gratë e vajzat pasi sipas tyre, prapë mund të ndodhin përdhunime.




