Kremlini ka fajësuar politikanët në Evropë për mbylljen e një prej rrugëve kryesore të furnizimit me gaz, Nord Stream 1.
Në një deklaratë për televizionin shtetëror rus, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë kishin penguar mirëmbajtjen e gazsjellësit nga Gazprom.
“Nëse evropianët marrin absolutisht një vendim absurd për të refuzuar shërbimin e pajisjeve të tyre, ose më saktë, pajisjet që i përkasin Gazprom-it, por që u kërkohet kontraktualisht t’i shërbejnë, ky nuk është faji i Gazprom”, tha Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Është faji i atyre politikanëve që morën vendime për sanksione.
Të premten, kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom tha se tubacioni i saj kryesor, i cili furnizon një pjesë të madhe të Evropës, do të mbetet i mbyllur për shkak të një rrjedhjeje në turbinën kryesore të gazit.
Ajo ishte mbyllur për tre ditë para kësaj, siç raportohet për punë mirëmbajtjeje, por tani do të qëndrojë e mbyllur për më gjatë.
Zëvendëskryeministri i Rusisë Alexander Novak, i tha televizionit shtetëror rus se në mënyrë që pajisjet të vazhdojnë të punojnë, Siemens Energy, e cila zakonisht i shërben turbinave, duhet të përmbushë kushtet e kontratës së mirëmbajtjes së turbinave.
“Të gjitha kushtet e kontratës së riparimit janë shkelur plotësisht, kushtet për transportin e kësaj pajisjeje janë shkelur”, citon Interfax të ketë thënë Novak.
“Përveç kësaj, janë futur sanksione – si nga Kanadaja ashtu edhe nga Bashkimi Evropian – për pajisjet përkatëse, prandaj ato duhet të përputhen me kushtet kontraktuale, në mënyrë që kjo pajisje të vazhdojë realisht të funksionojë”.
Siemens Energy tha se nuk ishte porositur për të kryer punën, por se ishte në dispozicion.


