KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtypi zviceran: Beogradi e pranoi Prishtinën si të barabartë
Politikë

Shtypi zviceran: Beogradi e pranoi Prishtinën si të barabartë

Kosova News
Kosova News 11:29 -04/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Regjimi i ri kufitar është një fitore në etapa për Kosovën në rrugën e njohjes nga Beogradi”, është titulli i komentit të gazetës prestigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung për kompromisin mes Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja që qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim dhe pa dokumente shtesë, është hera e parë që Prishtinës i kalon insistimi për “reciprocitet”, shkruan Neue Züricher Zeitung.

Por, “është një sukses që nuk duhet humbur me kokëfortësi”, shkruan në koment Andreas Ernst, ekspert i shkëlqyer i Ballkanit, më parë korrespondent i vjetër i gazetës së Cyrihut nga Beogradi.

Heqja e letrës “hyrje-dalje”, të cilën deri më tani autoritetet serbe ua kishin lëshuar mbajtësve të letërnjoftimit të Kosovës, “në pamje të parë duket si një sukses i vogël simbolik për Kurtin. Shteti i Serbisë tani e njeh pa rezerva një dokument me simbole të sovranitetit të Kosovës. Por bëhet fjalë për diçka shumë më të madhe”, shkruan gazeta.

- Reklamë -

Bëhet fjalë për reciprocitetin: “Rregulli ti për mua, unë për ty është një parim i rëndësishëm themelor i së drejtës ndërkombëtare, që nënkupton se janë dy subjekte juridike përballë njëri-tjetrit. Kushdo që pranon reciprocitetin, në parim pranon palën tjetër si të barabartë”, shkruan Andreas Ernst.

“Pikërisht kjo është arsyeja pse Kurti është përpjekur më kot ta vendosë këtë parim si bazë të marrëdhënieve dypalëshe me Beogradin për një kohë të gjatë. Tani ai ia doli”, shton komenti.

Thuhet se në praktikë kjo nuk ndryshon shumë – nuk është aq e rëndësishme nëse qytetarët duhet të tregojnë një apo dy dokumente në kufi. Përveç kësaj, ka ende një mosmarrëveshje për regjistrimet e makinave.

“Por – dhe kjo është vendimtare – mosmarrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë tani është e kornizuar ndryshe,” vazhdon gazeta.

Ernst thotë se çështja e Kosovës ishte një “problem që u shfaq ciklikisht” në historinë jugosllave pas vitit 1945 dhe se mbeti “një obsesion i politikës së brendshme serbe”.

“Në të njëjtën kohë, në plan të parë ishte pyetja se si duhet ta trajtojë Beogradi këtë zonë të trazuar në jug, e cila është e banuar në masë të madhe nga shqiptarët, ka një minoritet serb dhe përfaqëson djepin e kombit në narrativën historike të Serbisë”.

“Përgjigje të ndryshme varionin nga autonomia, ndarja e zonës, integrimi i detyruar deri në pavarësinë”, numëron Ernst.

“Kurti tani ka arritur një ndryshim të perspektivës: në sytë e BE-së si ndërmjetës dhe me ndihmën efektive të amerikanëve, çështja e Kosovës është kthyer në një problem dypalësh. Për herë të parë, Beogradi në fakt e pranoi palën kosovare në baza të barabarta”, shkruan Neue Zürcher Zeitung.

“Natyrisht, kjo në vetvete nuk do të thotë njohje në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare. Por është një parakusht i rëndësishëm për njohje”, thuhet më tej.

“Por Prishtina do të duhej ta trajtojë me kujdes këtë fitore të fazës. Nëse nuk dëshiron të humbasë, duhet të zgjasë dorën që më në fund Bashkimi i Komunave Serbe të bëhet realitet”, shkruan Ernst dhe përfundon:

“Autonomia e pjesshme për serbët është e vetmja mundësi që kjo pakicë një ditë ta shohë veten si pjesë e Kosovës. Kurti duhet të luajë zgjuar pas fitores simbolike në fushën e sovranitetit që ka arritur”.

Përktheu: Dush Gashi

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 04/09/2022 04/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?