Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha që nga themelimi janë angazhuar për reformë në drejtësi, ndërsa është bërë e ditur se po e dorëzojnë në Kuvend të Kosovës dosja për vettingun.
Kuurti në një konferencë për medie ku doli së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se nuk ka alternativë nga vettingu në sistemin e drejtësisë.
“Si Qeveri e Kosovës jemi angazhuar qe nga fillimi për reformën në drejtësi si thelb të qeverisjes sonë e cila është themeluar nga fitorja qe bazohej në parullën kryesore “drejtësi dhe punësim”. Po ju informojmë për reformën në drejtësi dhe vetingun. Këtë javë na tronditi lajmi për 11 vjeçaren, e në ketë rast i humb kuptimi respektimit të të drejtave, luftimit te krimin, etj. Kur kuptojmë që kryesit e krimin ka qenë i dënuar po ka qenë i lirë, dështon drejtësia kurse faturën e paguan qytetari. Gjyqësori ynë ngjan sikur donë të dëshmoj të kundërtën. Pavarësisht dënimit dhunuesi ec i lirë rrugëve, nuk rehabilitohet, përsërit vepre e madje edhe vret. Nuk ka alternativë pos vettingut, e këtë e kuptojnë edhe akterët e këtij sistemi. Në qëllim të koordinimit në vend kam thirr liderët e opozitës që çështja e vettingut të gjej konsensus të plotë e pos LDK-së me të gjithë kemi arrit marrëveshje”, tha Kurti.
Duke shtuar vettingu është produkt i nevojave te shoqërisë e procesin po e vendosim në duart e deputetëve të kuvendit të Republikës se Kosovës
“Do shkojmë për takim me Glaukun që do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës sepse nga qeveria tash deputetet e kuvendit e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të vetingut”, tha ai.
Kurse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se po e dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës dosjen për vettingun në drejtësi.
“Pas një pune intensive, e konsultimeve me grupe parlamentare, po e dorëzojmë në Kuvend dosjen për dokumentet e vettingut, përfshirë amandamentet kushtetuese për vettingun, draftin, projektligjin për vettingun, e dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Minsitria e Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.
Ajo ka treguar se janë amandamentuar të gjitha dokumentet bazuar me opinionin e Komisionit të Venecias.
“Në shtator po e dorëzojmë në Kuvend një proces me peshë të madhe për ne si Qeveri, për shtetin, e sidomos për qytetarët e Kosovës që po e kërkojnë me ngulm. Vazhdimisht jemi dëshmitarë të neglizhencës, mosveprimit e pandëshkueshmërisë. Gjyqtarët e prokurorët tanë konsiderohet se kanë pagat më të larta në rajon, për shkak të mosveprimeve të tyre apo veprimeve të gabuara, ne po humbim jetë grash, po dhunohen seksualisht të miturit, po dhunohen fizikisht e financiarisht gratë e vajzat e korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar”, ka thënë Haxhiu.