Kryeministri, Albin Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajnë sot një konferencë për medie.
Konferenca do të mbahet në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë, transmeton KosovaNews.
Arsyeja pse do të mbahet kjo konferencë nuk është theksuar, por mund të jetë rasti i dhunimit të vajzës 11 vjece dhe neglizhenca që kanë bërë në këtë rast sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor, duke mos marrë masat e nevojshme me kohë.


