KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Asociacioni i Komunave në takim me Osmanin: Listat do t’i dorëzojmë më 10 shtator
Politikë

Asociacioni i Komunave në takim me Osmanin: Listat do t’i dorëzojmë më 10 shtator

Kosova News
Kosova News 16:13 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës për çështjen e grevës.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se palët duhet të ulen në bisedime dhe grevës t’i jepet zgjidhje.

Ai tha se në takim me presidenten u pajtuan se duhet të ketë dialog për këtë çështje.

Sa i përket kërkimit të listave të punëtorëve që janë në grevë, dhe paralajmërimit se komunat mund të përballen me masa nëse nuk dorëzojnë listat, Aliu tha se masat nuk e zgjidhin problemin.

- Reklamë -

Theksoi se ekziston një afat kur dorëzohen listat me emra çdo muaj.

“Ajo që po mungon është dialogu dhe nuk janë masat që e zgjidhin problemin, duhet ulur të gjitha palët. Komunat nuk janë palë. Listat që kërkohen nga kryetarët e komunave, zakonshëm përfundojnë në çdo datë 10 të muajit vijues. Për pagat e muajit gusht i kemi dorëzuar listat më 10 gusht. Tash më 10 shtator duhet t’i dorëzojmë listat për shtator”.

“Do t’i dorëzojmë sërish listat e punëtorëve, afati është 10 shtatori. Nuk është çështje listash, greva duhet të zhbllokohet me dialog, dhe dialogu po mungon”.

Këshilli i Prindërve takohet me Osmanin, kundërshtojnë grevën

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se bllokimi i plotë dhe i paafat i sistemit arsimor është i paparanueshëm.

Ai është shprehur se ky bllokim është shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve.

“Nuk është roli jonë që ne të gjejmë një zgjidhje mes palëve, ne kemi shprehur vlerësimin e prindërve dhe gjithë organizimet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që bllokimi i plotë dhe i paafatë i sistemin arsimor është i paparanueshëm për ne dhe si i tillë e shkel rëndë të drejtën e fëmijëve”.

I pyetur se a kanë gjetur mirëkuptim nga SBAShK-u, ai tha se nuk e kanë kërkuar një gjë të tillë, përcjell KosovaNews.

“Nuk është se e kemi këtë mirëkuptim, nuk është se kemi kërkuar që ata ta aprovojnë, por ua kemi shprehur këtë vlerësim dhe qëndrim tonin, kanë pasur durimin ta dëgjojmë, por kanë pasur edhe argumentet e tyre, andaj ne i respektojmë ato dhe të drejtën e mësimdhënësve për mirëqenie dhe do të donim që ata të kenë një pozitë më dinjitoze dhe mirëqenie më të mirë, sepse ajo reflektohet edhe në procesin arsimor dhe edukues të fmijëve tanë, por jo duke e pamundësuar të drejtën kushtetuese të fëmijëve tanë për të vazhduar procesin edukativo-mësimor”.

Demi i Këshillit të Prindërve: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Përfaqësues nga Asociacioni i Komunave në takim me presidenten Osmani

Kryetarë të komunave nga Asociacioni i Komunave të Kosovës sapo kanë filluar takimin me presidenten Vjosa Osmani, në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes tyre dhe Qeverisë, sa i përket ekzekutimit të pagave.

Nga Asociacioni i Komunave, në takim kane ardhur Sazan Ibrahimi, Agim Aliu, Imri Ahmeti, Shaqir Totaj, Bali Muharremaj dhe Sokol Haliti.

Osmani po ashtu ka mbajtur pak më herët takim me përfaqësues të BSPK-së.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?