KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria nga shtatori ndanë 50 euro për zyrtarët publikë, 100 euro për studentë dhe pensionistë
Ekonomi

Qeveria nga shtatori ndanë 50 euro për zyrtarët publikë, 100 euro për studentë dhe pensionistë

Kosova News
Kosova News 11:45 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën ka prezantuar pakon e re financiare me të cilën ka thënë se Qeveria po mundohet t’u ndihmojë qytetarëve për të përballur më lehtë inflacionin. Ai ka njoftuar se nga shtatori do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë, ndërsa do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Nga shtatori po ashtu pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet dyfish fatura, për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak se në muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kushdo që kursen më pak energji elektrike në shtator se në shtator të vitit të shkuar do të subvencionohet. “Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë vitin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë qytetarët”, ka thënë Murati.

Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj.

Është zotuar edhe për mbështetje të bizneseve që rrisin pagat e punëtorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Në nëntor pritet të ndahen edhe nga 100 euro për studentët.

“Do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion”, ka thënë Kurti.

Punëtorët e sektorit publik tashmë janë në grevë qe një javë. Ata kanë kërkuar nga 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Gjithashtu lexoni:

EKSKLUZIVE – Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte telefonatë nga SERBIA!

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë – opozita duhet ta respektojë procedurën

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
21:40 -05/07/2025
Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë
21:38 -05/07/2025
Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë
21:14 -05/07/2025
Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta
21:10 -05/07/2025
Berisha pas dështimit të seancës: Votojmë me votim të hapur, unë flas për vete
21:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?