KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova hap negociatat për marrëveshjen ndërkombëtare për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s
Ekonomi

Kosova hap negociatat për marrëveshjen ndërkombëtare për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s

Kosova News
Kosova News 19:11 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Republika e Kosovës dhe shtetet anëtare të EFTA-s (Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lihtenshtajni,) janë takuar në Gjenevë për raundin e parë të negociatave drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nëpërmjet ekipit negociator të përbërë dhe udhëhequr nga Zef Dedaj, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Arjeta Shaqiri Latifi, shefe e kabinetit të ministres Rozeta Hajdari dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Dogana e Kosovës, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë zhvilluar negociata me delegacionin e EFTA-s të kryesuar nga Karin Büchel, Ministre në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës.

Sipas një komunikate të MINT-së, palët negociuse diskutuan mbi tregtinë e mallrave, rregullat e origjinës, lehtësimin e tregtisë, masat sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike në tregti, konkurrencën, mjetet juridike tregtare, çështjet ligjore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Ndërsa, investimet, shërbimet dhe prokurimet qeveritare u trajtuan në nivel të krerëve të delegacioneve dhe u pajtuam që po në këtë nivel të diskutohen përsëri në rundin e dytë të negociatave që do të mbahet në Republikën e Kosovës. Shtetet e EFTA-s mbeten partnerë të rëndësishëm tregtarë të Republikës së Kosovës. Shkëmbimet tregtare me këto vende kanë shënuar vazhdimisht rritje. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, në vitin 2019 eksportet e Kosovës ishin 26.28 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 eksportet u rritën dukshëm, duke shënuar 52.09 milionë euro. Ndërsa sa i përket importeve nga shtetet EFTA-s, në vitin 2019 vlera e importeve ishte 33,86 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 ishte 35,6 milionë euro, rrjedhimisht një bilanc tregtar pozitiv. Synimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është zgjerimi i mëtejshëm i prezencës së produkteve të Kosovës në tregjet e EFTA-s, krijimi i një ambienti konkurrues, eliminimi i barrierave tregtare me fokus te veçantë rritjen e eksporteve dhe investimeve. Diskutimet ishin konstruktive dhe hapën rrugën për përfundimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë reciprokisht të dobishme. Delegacionet u dakorduan për të mbajtur një raund të dytë të negociatave tregtare në Prishtinë deri në fund të vitit 2022”,thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

KEK njofton për shtyerjen e afatit, bën thirrje për bizneset për lidhjen e kontratave me furnizim me energji elektrike

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor

Nesër fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, OEK fton bizneset për pjesëmarrje

Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë

TAGGED: EFTA, komunikata, Kosova, Ministria
Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Lirohen ukrainasit që u shkëmbyen me të burgosur rusë – fytyrat tregojnë gëzimin e tyre
16:52 -09/06/2025
Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen
16:44 -09/06/2025
Nuk ju duhen kimikate: Mënyra që do ta bëjë banjën tuaj të shkëlqejë si e re
16:41 -09/06/2025
Ylli i Liverpoolit paralajmëron largimin për shkak të mungesës së minutave
16:39 -09/06/2025
Vdes njëri nga viktimat pjesëmarrëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
16:35 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?