Kongresisti amerikan Joe Wilson ka paralajmëruar për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, duke akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiq se po tenton ta shndërrojë vendin në një shtet të korruptuar dhe autoritar.
Wilson ka theksuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, ndërsa populli serb duhet të ketë mundësi të shprehet realisht përmes votës.
“Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi duhet të jenë të LIRA dhe të DREJTA. Populli serb meriton të dëgjohet realisht, dhe jo t’i imponohet një regjim që vetëm vulos vendimet e pushtetit. Vuçiqi është përpjekur ta shndërrojë Serbinë në një shtet të korruptuar dhe autoritar dhe do të përpiqet t’i manipulojë zgjedhjet. Duhet ta monitorojmë nga afër”, ka shkruar ai në X.

