Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do ta mbështesë me 138 mijë e 417.50 euro Odën e Arkitektëve të Kosovës, përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar të martën.
Marrëveshjen e ka nënshkruar ministrja në detyrë e MMPH-së, Fitore Pacolli, së bashku me kryetaren e Odës së Arkitektëve të Kosovës, Mimoza Haxhija-Jedrashi.
“Ministria mbështet Odën e Arkitektëve të Kosovës më 138,417,50 euro!
Sot nënshkrova marrëveshjen e bashkëpunimit me Mimoza Haxhija-Jedrashi, kryetare e Odës së Arkitektëve të Kosovës. Përmes kësaj marrëveshjeje, MMPH-ja mbështet Odën e Arkitektëve të Kosovës me shumën prej 138,417.50 euro, duke kontribuar në fuqizimin e profesionit të arkitekturës dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në Kosovë.
Ministria do të bashkëpunojë ngushtë me Odën për organizimin e konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare për projekte të rigjenerimit mjedisor dhe hapësinor, veçanërisht në zonat e mbrojtura dhe përgjatë lumenjve, liqeneve, lagunave dhe parqeve.
Ky bashkëpunim synon të sjellë ide dhe zgjidhje të reja profesionale për rehabilitimin dhe rigjenerimin e këtyre hapësirave, duke promovuar hapësira cilësore, qëndrueshmëri dhe ndërhyrje në funksion të interesit publik dhe mbrojtjes së natyrës”, ka njoftuar Pacolli

