KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abrashi: Marrëveshja me LDK-në ende është valide, shpresojmë të gjendet një zgjidhje në takimin e radhës
Politikë

Abrashi: Marrëveshja me LDK-në ende është valide, shpresojmë të gjendet një zgjidhje në takimin e radhës

Kosova News
Kosova News 11:37 -02/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se për partinë e tij marrëveshja me LDK-në për presidentin është ende valide, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetët e LDK-së. Sipas tij, ky refuzim i tyre ka qenë i papritur dhe nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë.

Abrashi tha për RTV21 se shpreson që në takimin e radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut të sqarohet situata dhe të arrihet një zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, ky takim nuk është caktuar ende.

“Është fatkeqësi çka ndodhi. Për LVV-në ende është valide marrëveshja e arritur mes kryetarëve tanë marrëveshje që ka marrë bekimin e dy kryesive të partive politike…Diçka si kjo ishte e papritur, ky refuzim 6 deputetët të LDK është diçka që nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë. Na vjen keq pavarësisht vullnetit tonë për të bërë kompromis për të dalë nga kjo bllokadë tash po hyjmë në një cikël të problemeve të cilat siç po shihet synimin e kanë zgjedhjet e panevojshme. Na mbetet të vazhdojmë takimet konsultimet dhe të bëjmë përpjekjet maksimale për të dalë nga kjo situatë. Gjithësisi e përshëndes takimin e radhës mes dy liderëve kurdo që të mbahet që të sqarohet situata edhe me tej dhe mundësisht të gjindet një zgjidhje që i eviton zgjedhjet. Nuk është caktu ende takimi, s’ka diçka konkrete por ekziston një vullnet pasi pas këtyre rrethanave duhet një sqarim. Takimi është shumë i nevojshëm neve na mbetet me besu dhe shpresu se bëhet një zgjidhje se cila është ajo, tani për tani është e paqartë”, tha Abrashi.

I pyetur nëse do të kontaktojnë me deputetë të partive tjera për të siguruar votat e nevojshme për presidentin Abrashi tha se këtë e bëjnë në vazhdimësi.

“Vazhdimisht ne jemi në kontakt me kolegët tanë të partive tjera, jopublikisht asnjëri se don këtë situatë por zyrtarisht e publikisht të gjithë deklarohen pro krizës….”, tha Abrashi.

Duke iu përgjigjur kërkesës së PDK-së dhe të AAK-së për thirrjen e seancës konstituive, Abrashi ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se pa u zgjidhur çështja e presidentit nuk mund të procedohet tutje.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës

Përurohet përfundimi i masave të efiçiencës në dy ndërtesa publike në Viti

Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen

Abdixhiku, 6 deputetëve të LDK-së: Për çfarë po rrahin gjoks, çfarë paskan shpëtuar?

BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?