KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 27-vjeçari aksidentohet për vdekje gjatë ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok
Siguri

27-vjeçari aksidentohet për vdekje gjatë ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

Kosova News
Kosova News 15:18 -01/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 27-vjeçar ka humbur jetën të martën në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.

Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, viktima ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.

“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia i ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.

Me rastin e sotëm në Zubin Potok, numri i personave që kanë humbur jetën në vendet e punës në Kosovë gjatë vitit 2026 ka arritur në 16.

Gjithashtu lexoni:

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BKS, 69 të pandehur dhe mbi 1.2 milion euro dëm i dyshuar

Dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

Kërkohej nga INTERPOL-i, ekstradohet nga Kosova në Shqipëri shtetasja e dyshuar për krim të organizuar

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?