KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona
Siguri

Dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

Kosova News
Kosova News 14:36 -01/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale H.K., A.G., dhe E.G., për kryerjen e veprës penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas kërkesës së paraqitur pranë gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06 shkurt 2026 në objektin e stacionit të autobusëve në Mitrovicë, i pandehuri H.K., në cilësinë e instruktorit të një auto shkolle dhe i pandehuri A.G., ish – instruktor i auto shkollës, kanë pranuar para në shumë të panjohura për vete, me qëllim që t’ia mundësojnë kandidates K.K., kalimin e testit teorik për patente shofer, ku ia kanë montuar në maicë një pajisje – kamerë dhe dëgjuese në vesh e më pas përmes tyre i kanë treguar përgjigjet e sakta duke vepruar në të njëjtën mënyrë edhe me kandidaten A.D.

Ndërsa, të pandehurit H.K., dhe E.G., me datë 31 gusht 2026, saktësisht në objektin e Stacionit të Autobusëve ne bashkëveprim me njeri tjetrin, kanë pranuar para në shuma të panjohura për vete me qëllim që t’ia mundësojnë kandidatëve A.R., dhe F.Z., kalimin e testit teorik për patente shofer.

Të njëjtit, kandidates A.R., i kanë dhënë një këmishë të zezë me pajisje elektronike të montuar dhe një kufje për ta vendosur në vesh, ndërsa kandidatit F.Z., një jelek të zi me pajisje elektronike të montuar dhe kufje, duke i udhëzuar që përmes këtyre pajisjeve t’i pranojnë përgjigjet e sakta.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gjithashtu lexoni:

Zgjerohen hetimet për keqpërdorimet në BKS, 69 të pandehur dhe mbi 1.2 milion euro dëm i dyshuar

27-vjeçari aksidentohet për vdekje gjatë ndërtimit të stacionit policor në Zubin Potok

Kërkohej nga INTERPOL-i, ekstradohet nga Kosova në Shqipëri shtetasja e dyshuar për krim të organizuar

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?