Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë, pas një përleshjeje fizike në një lokal.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:20, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve. Në përleshje janë përfshirë një shtetas kosovar dhe dy shtetas të Serbisë.
Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë dëmtuar edhe disa orendi të lokalit.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportim policor.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

