Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Çeku e ka nisur ditën në shkollën “Isa Boletini” në Isniq të Deçanit, ku ishte i shoqëruar nga drejtori komunal i Arsimit, Besnik Hulaj, si dhe drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Përmes një postimi, Çeku tha se ishte kënaqësi të ishte në mesin e nxënësve dhe të ndante me ta emocionet e fillimit të një viti të ri shkollor.
“Uroj që secili prej tyre të ketë një vit të mbushur me dije, shoqëri të mira e shumë momente të bukura”, ka shkruar ai.
Çeku u ka uruar punë të mbarë edhe mësimdhënësve dhe prindërve, duke i falënderuar për përkushtimin e tyre të përditshëm.
“Urime të dashur nxënës, paçi shëndet dhe një vit shkollor të mbarë!”, ka përfunduar Çeku.
Postimi i plotë:
Urime të dashur nxënës, paçi shëndet dhe një vit shkollor të mbarë!
Ditën e nisa në shkollën e Isniqit në Deçan, bashkë me drejtorin komunal të arsimit, Besnik Hulaj, si dhe drejtorin, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Isa Boletini”.
Ishte kënaqësi të isha në mesin e nxënësve dhe të ndaja me ta emocionet e fillimit të një viti të ri shkollor. Uroj që secili prej tyre të ketë një vit të mbushur me dije, shoqëri të mira e shumë momente të bukura.
Mësimdhënësve e prindërve, punë të mbarë dhe faleminderit për përkushtimin e përditshëm.

