KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet Zotimi për Arsimin 2035+
Arsim

Nënshkruhet Zotimi për Arsimin 2035+

Kosova News
Kosova News 18:25 -28/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ftesë të ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u zhvillua sot një takim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve publike qendrore dhe lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve.

Ky ishte takimi i parë në këtë format. Pjesëmarrës ishin: Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve komunalë të arsimit, Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, Sekretar i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve, Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore, Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, dhe Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.

“Për temë qëndrore, takimi kishte përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe procesin e hartimit të strategjisë së re 10-vjeçare shtetërore të arsimit. Diskutimet ishin përmbajtjesore dhe u zhvilluan në frymë pozitive dhe konstruktive. Palët mirëpritën ftesën, formatin e takimit dhe vlerësuan lartë qasjen bashkëpunuese, dhe u dakorduan për takime të rregullta të këtij formati. Duke theksuar rëndësinë zhvillimore të arsimit në vend dhe gatishmërinë për punuar bashkërisht dhe me përkushtim për hartimin e strategjisë së re të arsimit dhe zbatimit të reformave që garantojnë cilësi në arsim, në këtë takim, u nënshkrua deklarata e zotimit për arsimin 2035+|, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Tekstin e plotë të saj mund ta gjeni më poshtë:

ZOTIMI PËR ARSIMIN 2035+

Ne, përfaqësuesit e institucioneve publike qendrore dhe lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve, të bashkuar rreth vizionit për arsimin e Kosovës, deklarojmë se:

1. Arsimi është projekti më i rëndësishëm zhvillimor i Kosovës dhe kërkon bashkëpunim përtej dallimeve institucionale, politike dhe shoqërore.

2. Strategjia Shtetërore e Arsimit 2035+ do të hartohet si një proces i përbashkët, ku secili prej nesh do të ofrojë kontributin e vet me përkushtim të plotë.

3. Zbatimi i Strategjisë Shtetërore të Arsimit 2035+ mbetet një proces i vazhdueshëm, i cili shkon përtej çdo mandati qeverisës dhe mbështetet në bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe akterëve të arsimit.

4. Zotohemi të mbështesim dhe të zbatojmë reforma që garantojnë arsim cilësor, mundësi të barabarta për çdo fëmijë dhe e lidhin arsimin me zhvillimin e Kosovës.

5. Angazhohemi për të ndërtuar një konsensus të gjerë shoqëror duke e zgjeruar këtë partneritet me sektorët e tjerë publikë, forcat politike, sektorin privat, shoqërinë civile, komunitetin akademik, dhe partnerët zhvillimorë.

Nënshkruesit:

Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve komunalë të arsimit

Rrahman Jashari, Kryetar i SBASHK-ut

Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve

Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës,

Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore, Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës

Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.

Gjithashtu lexoni:

Glauk Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës në Kuvend

Kurti dhe Gërvalla vizitojnë IML-në, informohen rreth mbetjeve mortore në Jabukë

Ekzekutohen mjetet për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1–9

Këshilli Gjyqësor refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb të dorëhequr nga gjyqësori më 2022

Fushë Kosova vaksinon 299 fëmijë në dy javë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?