Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë parandaluar një rast të kontrabandës së mallrave të një furgoni nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut.
“Me 26.08.2026, nga drejtimi i fshatit Tanushë, RMV, është vërejtur një automjet-furgon me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore, duke hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak, Viti. Njësitet policore kanë reaguar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin në afërsi të brezit kufitar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më tej thuhet në njoftim se vlera e mallrave të dyshuara është në vlerë monetare mbi 5 mijë euro.
“Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se në të transportoheshin sasi të konsiderueshme të mallrave, si në vijim: 9,525 copë çipsa;700 copë pashteta, me peshë nga 95 gramë;750 copë gullash gjedhi, me peshë nga 200 gramë”, vazhdon njoftimi.
Për mallrat e lartcekura drejtuesi i automjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen apo importimin e tyre, ndërsa produktet kishin mbishkrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

