Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar Palatovën për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.
Në fund, zëvendëskryeministri Konjufca i ka uruar Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

