KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rugova: LDK-ja së shpejti do të dalë me emër për president konsensual, nuk do të jem unë
Politikë

Rugova: LDK-ja së shpejti do të dalë me emër për president konsensual, nuk do të jem unë

Kosova News
Kosova News 18:01 -25/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka deklaruar se së shpejti do të ketë një emër të një presidenti konsensual.

Rugova në një prononcim për KosovaPress, tha se një gjë e tillë shpreson që të ndodhë së shpejti, teksa tregoi nëse emri i tij do të ishte konsensual për këtë pozitë.

“Besoj që shpejt do të kemi një emër të një presidenti konsensual. Uroj që të jetë gjatë kësaj jave, ashtu siç e tha edhe kongresisti DeGuardi, dhe besoj që si popull kemi mjaft emra të përgatitur për të qenë president. Unë nuk jam, atë e vendos dikush tjetër, por vet nuk jam në këtë fazë. Ne jemi në shërbim të popullit të Kosovës dhe jemi të gatshëm për të gjitha, por jo në këtë fazë. Besoj që ka emra të tjerë më të mirë e më të përgatitur për t’i shërbyer në këtë fazë Kosovë”, tha Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë tash e një kohë diskutimet për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në fillim të bisedimeve, LDK-ja pati instistuar që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie, si balancë demokratike, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ia ka ofruar LDK-së tri ministri dhe zëvendëskryeministrin, ofertë kjo që ishte refuzuar nga LDK-ja dhe pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë më të vjetër në vend, Abdixhiku tha se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshjeje, por do të kontriubojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

E në takimin e fundit që Kurti e pati me Abdixhikun, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, u deklaruan se janë pajtuar për profilin e presidentit të ardhshëm të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij

Konjufca pret Palatovën në takimin lamtumirës, në fokus integrimi në BE

Gërvalla takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për reformën në drejtësi

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Ndërron jetë, Eqrem Kryeziu

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?