KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni jep detaje për gërmimet në Zubin Potok e gjetjen e 23 mbetjeve mortore
Siguri

Komisioni jep detaje për gërmimet në Zubin Potok e gjetjen e 23 mbetjeve mortore

Kosova News
Kosova News 12:08 -24/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të së paku 23 personave.

Kryesuesi i Komisionit, Agron Limani, tha se përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur në këtë zonë kanë nisur shumë më herët, por se gjatë muajit gusht kanë rezultuar me gjetje konkrete.

“Deri më tani janë identifikuar mbetjet mortore të 13 personave në lokacionin e parë në Kalludër, katër mbetje mortore në lokacionin e dytë në Jabukë dhe gjashtë mbetje mortore në lokacionin e tretë në Kalludër. Pra, 23 persona deri më tani janë identifikuar dhe procesi i zhvarrimit ka përfunduar me sukses”, tha Limani.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka prezantuar në mënyrë kronologjike zhvillimet e punës në terren.
“Po flasim për tri lokacione të varrezave masive, në pjesën veriore ose, më saktësisht, në vijën veri-perëndimore të Republikës së Kosovës, më saktë në pjesën e komunës së Zubin Potokut, fshatrat: Dren, Kalludër, Jabukë, Çrepulë – pra, në një zonë që i bie të jetë në jug-lindje të komunës së Zubin Potokut”, tha Gara.

Ai bëri të ditur se puna në terren ka zgjatur rreth katër javë, ndërsa lokacioni i parë është konfirmuar më 27 korrik.

“Po flasim për minimumi të paktën 13 persona ose 13 individë, 13 viktima të zhdukura me forcë”, tha Gara për lokacionin e parë në Kalludër.

Sipas tij, më 27 korrik në vendin e quajtur “Mëlleja”, në fshatin Kalludër, janë evidentuar pjesë kockore dhe pjesë të veshmbathjes, të cilat ishin ekspozuar pjesërisht si pasojë e erozionit dhe zhvendosjes së dheut.

“Më 28 korrik, pas autorizimeve të proceduarave përkatëse nga prokurorja e rastit, në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës të Prokurorisë, kanë filluar aktivitetet mjekoligjore në terren. Gjatë kësaj faze, pra menjëherë më datë 28 korrik, nga ekspertët mjekoligjorë është konfirmuar që bëhet fjalë për varr masiv”, tha Gara.

Nga 30 korriku, sipas tij, ka nisur gërmimi sistematik, ndërsa varri masiv është ndarë në segmente për të mundësuar evidentimin, gjetjen dhe dokumentimin e saktë të mbetjeve mortore.

“Me zgjerimin e hapësirës së trajtuar dhe evidentimit të mbetjeve mortore, numri minimal i individëve ose personave është përditësuar në mënyrë graduale, në varësi të gjetjeve në terren”, tha ai.

Gara bëri të ditur se gjatë procesit u konstatua se lokacioni i parë nuk ishte varri primar dhe se aty nuk mund të ishin mbetjet e të gjithë 23 personave.
Më 2 gusht, sipas tij, është konfirmuar lokacioni i dytë në Jabukë, ndërsa një ditë më pas kanë nisur gërmimet.

“Deri në përfundim të punës, pra brenda datës 3 gusht, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave, të cilat janë dërguar pastaj në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekoligjore dhe procedurat përkatëse”, tha Gara.

Ai tha se gërmimet dhe zhvarrimet janë kryer nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, së bashku me ekspertët e EULEX-it të angazhuar në kuadër të IML-së, me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera.

Ai theksoi se puna hetimore ka qenë e fokusuar edhe te rasti i njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

“Angazhimi është fokusuar në rastet e personave të zhdukur me forcë nga kjo zonë, ose që për herë të fundit janë parë në këtë zonë. Më saktësisht, përfshirë rastin e njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, pra 23 bashkatdhetarë tanë nga komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt, të cilët në rrugëtimin e tyre nga fshati Koshtovë i komunës së Skenderajt në drejtim të Malit të Zi, janë rrëmbyer dhe zhdukur në mes të fshatrave Dren, Kalludër dhe Jabukë, diku me 19 prill, nga forcat ushtarake të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë”, tha Gara.

Sipas tij, gjetjet në terren dhe të dhënat e mbledhura deri tani e lidhin këtë proces me rastin e “Grupit të Intelektualëve”, por identifikimi individual ende duhet të konfirmohet përmes analizave të ADN-së.

“Gjetjet në terren dhe të dhënat e terrenit të tanishme, sigurisht kushtimisht dërgojnë te rasti i zhdukjes me forcë të Grupit të Intelektualëve. Por, kjo do të përcaktohet në fazat më të mëtutjeshme, në kuptim të identifikimit individual përmes analizës së ADN-së”, tha Gara.

Ai shtoi se puna hetimore, operative dhe mjekoligjore ka vazhduar paralelisht për të identifikuar lokacione të tjera të mundshme.

Në total, në tri lokacionet në Kalludër dhe Jabukë janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave. Procesi i identifikimit individual pritet të vazhdojë përmes ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave të ADN-së.

Gjithashtu lexoni:

23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me Grupin e Intelektualëve

Tragjedi në “Veternik”: Një 49-vjeçar bie nga lartësia dhe humb jetën

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

QKUK-ja jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

Kurti merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?