KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me Grupin e Intelektualëve
Siguri

23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me Grupin e Intelektualëve

Kosova News
Kosova News 12:05 -24/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin përmbledhës për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në varrin masiv në Kalludër, në lokacionin e parë, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të 13 personave.

Në lokacionin e dytë, në Jabukë, janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin së paku katër personave, ndërsa në lokacionin e tretë në Kalludër janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të së paku gjashtë personave.

Sipas Kurtit, tashmë ka nisur faza e identifikimit. Mostrat e mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin katër personave të gjetur në Jabukë janë dërguar për analizë të ADN-së, ndërsa për pjesën tjetër po vazhdojnë ekzaminimet paraprake në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurti ka thënë se numri 23 përkon me atë që njihet si “Grupi i Intelektualëve”.

“Numri 23 përkon me atë që njihet si Grupi i Intelektualëve, të cilët më 19 prill të vitit 1999 u ndaluan, u rrëmbyen dhe u pushkatuan nga forcat armike të Serbisë, që u përpoqën të fshehin dhe të zhdukin gjurmët e këtij krimi gjenocidal. Por procesi i identifikimit në tërësi mund të marrë edhe disa muaj kohë, andaj vetëm atëherë do të mund të flasim me saktësi të plotë se për kë bëhet fjalë dhe bashkë me familjet t’u japim një lamtumirë dinjitoze dhe nga një varr me emër e mbiemër”, tha Kurti.

Kryeministri tutje tha se është e papërshkrueshme e dhimbshme pritja kaq e gjatë dhe ankthi i përjetuar nga familjarët e të zhdukurve me dhunë. 

“Qindra familje kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, por kërkojnë edhe drejtësi. Të dyja, zbardhja e fatit sikurse edhe drejtësia, u janë mohuar dhe po u mohohen nga Serbia, që me fshehjen e mospranimin e krimeve, si dhe duke refuzuar të hapë arkivat e duke i klasifikuar ato, synon të tjetërsojë të vërtetën dhe t’i ikë përgjegjësisë”, shtoi Kurti.

Në këtë proces, sipas Kurtit, janë përfshirë institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe ekipet mjekoligjore të EULEX-it, të cilët i ka falënderuar për punën e bërë.

Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të shtojë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, si dhe për hapjen e arkivave shtetërore që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Serbia arreston dhe përndjek edhe ata pak serbë që kanë guxuar të dëshmojnë tek institucionet ndërkombëtare. Andaj, më shumë se sa në çdo moment tjetër, në momente si ky, faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtojnë trysninë ndaj fqinjit tonë verior që të zbatojë Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Dhe domosdo më duhet ta përsëris thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila ka kryer masakra posaçërisht në Drenicë, por edhe gjithandej Kosovës, e dosja e së cilës para 12 vjetësh është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera”, tha Kurti.

Sipas tij, familjet që kanë pritur 27 dhe 28 vjet nuk mund të dënohen me pritje, ankth e dhimbje edhe për 18 vjet të tjera. Andaj, sipas Kurtit, trysnia ndërkombëtare është jetike në këtë proces. 

“Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet në vitin 2026, e jo në vitin 2044”, tha Kurti.

Në vendet ku janë kryer gërmimet, javën e kaluar autoritetet kanë prezantuar edhe një sasi të madhe armatimi të gjetur në afërsi të lokacioneve. Sipas Kurtit, armët janë dërguar për ekzaminim dhe analizë për të përcaktuar nëse mund të kenë lidhje me krimet dhe masakrat e kryera në këto zona.

Kurti ka falënderuar institucionet që kanë kontribuar në hetimin dhe hulumtimin e këtyre lokacioneve, duke përfshirë Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Policinë e Kosovës, AKI-në, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe ekipet e EULEX-it.

Komisioni jep detaje për gërmimet në Zubin Potok e gjetjen e 23 mbetjeve mortore

Gjithashtu lexoni:

Komisioni jep detaje për gërmimet në Zubin Potok e gjetjen e 23 mbetjeve mortore

Tragjedi në “Veternik”: Një 49-vjeçar bie nga lartësia dhe humb jetën

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

QKUK-ja jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

Kurti merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?