KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar kuvendi
Politikë

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar kuvendi

Kosova News
Kosova News 09:41 -18/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në Kosovë, sipas tij, nuk funksionon më rendi kushtetues dhe se i vetmi proces politik legjitim në këtë situatë është konstituimi i kuvendit.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka thënë se nuk sheh arsye për pjesëmarrje në procese të tjera politike, përderisa Kuvendi nuk është konstituuar.

“Ne nuk jetojmë më në rendin kushtetues, por në rendin e Albin Kurtit. Republika parlamentare dhe demokracia në Kosovë janë shuar. Krejt çfarë po shohim është një regjim personal, autoritar”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se në këto rrethana nuk ka kuptim pjesëmarrja në procese të tjera politike, duke kërkuar që seanca për konstituimin e Kuvendit të thirret sa më shpejt.

“Prandaj, nuk ka kuptim që të marrim pjesë në asnjë proces politik kushdo që e fton atë. I vetmi proces politik legjitim është konstituimi i Kuvendit dhe kryesuesi më i vjetër, sipas moshës, duhet ta ftojë seancën sa më shpejt”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka paralajmëruar se do të vazhdojnë veprimet politike si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit.
“I siguroj qytetarët e Kosovës që do të ndërmarrim çdo gjë brenda Kuvendit dhe jashtë Kuvendit për ta rikthyer rendin kushtetues, demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Deklarata e Hoxhajt vjen në ditën kur Albulena Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike në një takim për të diskutuar daljen nga kriza politike.

PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca e kanë refuzuar ftesën për takimin e sotëm, ndërsa pritet që në të të marrë pjesë Albin Kurti.

Gjithashtu lexoni:

MINTI cakton çmimet e reja maksimale të derivateve për 18 gusht

Haxhiu kërkon konsensus për Presidentin, PDK, LDK e Aleanca nuk shkojnë në takim

Kurti përkujton Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin: U vranë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend, nga i njëjti pushtet

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

Basha: Ka filluar asfaltimi i magjistrales në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?