KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti përkujton Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin: U vranë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend, nga i njëjti pushtet
Lajme

Kurti përkujton Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin: U vranë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend, nga i njëjti pushtet

Kosova News
Kosova News 20:14 -17/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të cilët u vranë nën tortura në burgun e Prishtinës, në të njëjtën datë, por 34 vjet larg njëri-tjetrit.

Kurti ka thënë se të dy u vranë nga i njëjti pushtet, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, duke theksuar kontributin e tyre në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

“Fazli Greiçevci dhe Cen Dugolli u vranë në të njëjtën datë, në të njëjtin vend dhe nga i njëjti pushtet, por në dy mote të ndryshme me 34 vite mes tyre. Sot, në përvjetorët e tyre, i kujtojmë Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin”, ka shkruar Kurti.

Fazli Greiçevci, i lindur më 1935 në Sankoc të Drenasit, ishte mësues, poet dhe aktivist politik i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Ai u arrestua pasi u dorëzua vetë në polici, ndërsa nga 3 gushti i vitit 1964 u torturua në burgun e Prishtinës. Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij, Greiçevci vdiq më 17 gusht 1964.

Gjatë veprimtarisë së tij, Greiçevci kishte punuar si mësues në disa fshatra të Drenicës dhe kishte shkruar poezi, ndërsa pas vetes la mbi 200 poezi në dorëshkrim, të cilat u botuan në vitet ’90 dhe pas përfundimit të luftës.

Ndërkaq, Cen Dugolli, i lindur më 25 shtator 1966, ishte aktivist studentor, humanitar e politik dhe më vonë iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Nerodimës.

Dugolli u arrestua nga policia serbe më 21 qershor 1998 në shtëpinë e tij në Ferizaj dhe fillimisht u mbajt në burgun e Gjilanit, para se të transferohej në burgun e Prishtinës. Atje, sipas rrëfimit të Kurtit, ai iu nënshtrua torturave gjatë hetimeve. Gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa më 16 gusht ra në koma. U dërgua në spitalin e Prishtinës, ku vdiq të nesërmen, më 17 gusht 1998.

Kurti ka kujtuar edhe avokatin e Dugollit, Dastan Rukiqin, i cili ishte arrestuar dhe burgosur nga autoritetet serbe gjatë kohës kur mbronte klientin e tij.

Në fund të postimit, kryeministri në detyrë ka shprehur nderimin për dy veprimtarët dhe për të gjithë ata që humbën jetën në përpjekjet për lirinë e Kosovës.

“Lavdi Fazli Greiçevcit e Cen Dugollit, dhe gjithë atyre jetëve që u shuan nga dhuna e regjimit serb në rrugën e angazhimit të tyre për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Ka filluar asfaltimi i magjistrales në Ferizaj, segmenti hapet më 5 shtator

Forcohen shërbimet laboratorike në QKMF-në e Junikut

Haxhiu: Shqipja nuk mund të mbetet gjuhë e së kaluarës në një botë që po ndërton të ardhmen me algoritme

Rruga Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit

Vikend i ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë raste emergjente dhe 3 vdekje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?