KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut
Lajme

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

KosovaNewss
KosovaNewss 19:44 -16/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka publikuar aktgjykimin e plotë, me të cilin ish-ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, mori pjesë me dashje dhe dijeni kur ka miratuar vendimin për caktimin e biznesit të baxhanakut të tij, si përgjegjës për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë. Sipas Gjykatës, Shala duhej ta deklaronte konfliktin e interesit dhe të përjashtohej nga vendimmarrja.

Me dijeni dhe dashje, ish-ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala, ka marrë pjesë në vendimmarrje për t’i mundësuar përfitim të kundërligjshëm baxhanakut të tij, thuhet në aktgjykimin, e me të cilin u dënua me dy vjet burgim.

Dënimi i është shpallur në qershor, ndërkaq Gjykata Themelore në Prishtinë tani ka publikuar aktgjykimin e plotë, në të cilin theksohet se Shala duhej ta deklaronte konfliktin e interesit dhe të përjashtohej nga vendimmarrja.

“Gjykata vërteton se i pandehuri, Endrit Shala, ka qenë plotësisht në dijeni për marrëdhënien e krushqisë me pronarin e operatorit ekonomik N. Sh. “E. I.”, me emrin e biznesit V. S. T. dhe për interesin financiar që ky i fundit do të përfitonte nga vendimi i nënshkruar prej tij. Për rrjedhojë, pjesëmarrja e tij në këtë vendimmarrje ka qenë e qëllimshme dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore që burojnë nga funksioni publik që ushtronte”, thuhet në aktgjykimin e plotë të Themelores.

Sipas aktakuzës, Shala ka nxjerrë vendimin me të cilin e ka biznesi i baxhanakut të tij (V.T.), N.Sh. ‘Euro Inspekt’, është caktuar për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.

“I pandehuri Endrit Shala duke qenë person zyrtar dhe duke pasur dijeni për rrethanat që krijonin konflikt interesi, ka marrë pjesë në një çështje zyrtare. Prandaj, gjykata vlerëson se mosdeklarimi i interesit të personave të afërm me të dhe moslargimi nga vendimmarrja, së bashku me faktin e nxjerrjes së vendimit që ka krijuar mundësi për realizimin e interesit financiar të personit të afërm përbëjnë rrethana që plotësojnë elementet objektive dhe subjektive të veprës penale konflikti i interesit”, thuhet tutje në aktgjykim.

Sipas Prokurorisë Speciale, biznesi i baxhanakut të të pandehurit Endrit Shala është pasuruar kundërligjshëm me rreth 732 mijë euro.

Në të njëjtën aktakuzë me Shalën duke u gjykuar është edhe ish-ministri Vesel Krasniqi, që është nënkryetar i komunës së Malishevës, por për të është veçuar procedura në emër të zhvillimit efikas të këtij rasti penal.

Në kohën sa ishin në qeveri, si Shala ashtu edhe Krasniqi ishin pjesë e partisë Nisma.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë në 40 lokacione të reja

Shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

​Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë

Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë – këto janë çmimet e derivateve

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?