Një veturë është përfshirë nga flakët sot në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Fehmi Agani” në qytet.Njësitë e Zjarrfikësve kanë intervenuar dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.
Sipas njoftimit të Zjarrfikësve nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

