Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Shqipe Mehmeti-Selimi ka rikutjuar se Partia Demokratike e Kosovës, dikur, e bllokonte Kuvendin me anë të Flora Brovinës.
Sipas saj, duhet të ketë një vullnet politik dhe marrëveshje për funksionalizmin e plotë të institucioneve.
“Për “gardianët” e Kushtetutës
E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për 183 ditë (6 muaj) PDK-ja nuk thërriste seancë pa marrëveshje.
PDK-ja, përmes deputetes më të vjetër, e bllokonte Kuvendin.
Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje e të gjitha palëve për funksionalizimin e institucioneve”, ka shkruar ajo

