KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë
Siguri

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

Kosova News
Kosova News 17:41 -13/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, B.R., B.H., R.Q. dhe N.L., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës nga 2 gushti 2017 deri më 26 nëntor 2020, në Prishtinë, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare në lidhje me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe pagesën e kontratës publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.

Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, Rregulloren dhe Udhëzimin Operativ për Prokurimin Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike.

Sipas aktakuzës, ndonëse aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, janë realizuar pagesa në shumën totale prej 5,377,058.07 eurosh.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, janë nënshkruar dhe certifikuar raporte të punimeve me sasi shumëfish më të larta se ato të parapara në dosjen e tenderit, pa aneks-kontratë, pa zhvillimin e një procedure të re të prokurimit dhe pa verifikim të rregullt nga komisioni për pranimin e punëve.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që, krahas dënimit kryesor, ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Gjithashtu lexoni:

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?