KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
Siguri

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News
Kosova News 15:31 -10/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Bujqësisë Armend Muja në një konferencë të jashtëzakonshme ka prezantuar raportin zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas inspektimit të Qumshtores Vita.

Sipas raportit të testimit të AUV-së, mostrat janë  marrë nga Qumështorja Vita më 17 korrik 2026, ndërsa analizat laboratorike janë kryer më 20 korrik. Raporti është lëshuar më 5 gusht 2026.

Në pjesën përfundimtare të analizës, laboratori i AUV-së ka dhënë një konstatim të qartë:

“Profili i acideve yndyrore tregon praninë e yndyrës bimore me karakteristika të vajit të palmës. Në deklaracionin e produktit nuk është deklaruar.”

Analiza është kryer në disa  mostra të identifikuara si “qumësht UHT”, ndërsa në raport klienti figuron Qumështorja Vita.

Sipas ministrit Muja Qumshtorja Vita ka përpunuar disa lloje të qumshtit UHT me marka të ndryshme tregtare siç janë: Qumshti Hola, My Coë, Land Milk, Barista ku sipas raporteve dhe analizave të AUV kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të vajit të palmës.

Çfarë tregojnë analizat?

Në tabelën e rezultateve laboratorike, ndër të tjera, figuron Acid Palmitic (C16:0) – 48.68%, ndërsa Acid Stearic (C18:0) – 44.46%.

Në fund të raportit, laboratori e përmbledh rezultatin duke e lidhur profilin e acideve yndyrore me yndyrë bimore me karakteristika të vajit të palmës.

Një tjetër element i rëndësishëm i raportit është se laboratori shënon se kjo përbërje nuk është deklaruar në deklaracionin e produktit.

Përballë mohimeve të vazhdueshme

Gjetja e AUV-së vjen në një kohë kur, Qumështorja “Vita” në vazhdimësi ka mohuar praninë e vajit të palmës në produktet e saj.

Megjithatë, raporti laboratorik i AUV-së paraqet një rezultat që bie ndesh me këto deklarime, pasi konstaton praninë e yndyrës bimore me karakteristika të vajit të palmës në mostrat e testuara.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës nis të merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Kosova News 10/08/2026 10/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?