KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
Politikë

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Kosova News
Kosova News 23:10 -09/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai riafirmoi mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina, duke theksuar se Kosova ka qëndruar në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus dhe se do ta mirëpriste njohjen e Republikës së Kosovës nga Kievi.

Në një postim në platformën X, Konjufca tha se Kosova, që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, ka qëndruar në mbështetje të Kievit, pavarësisht se Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e presidentit Zelenskyy në Beograd, me të cilat ai riafirmoi mosnjohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina”, shkroi Konjufca.

Ai tha se Kosova ka dënuar pushtimin rus, është harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë dhe ka ofruar ndihmë për Ukrainën.

“Këtë e bëmë pavarësisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Ukraina, sepse solidariteti me një popull që mbron lirinë, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial është çështje parimi”, shkroi ai.

Konjufca theksoi edhe dallimin mes qëndrimit të Kosovës dhe atij të Serbisë ndaj Rusisë.

“Është po aq e rëndësishme të rikujtohet një dallim i qartë: ndërsa Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Serbia nuk është harmonizuar me sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura si përgjigje ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

Ai shkroi se Republika e Kosovës është “shtet sovran dhe i pavarur”, ndërsa rikujtoi procesin që çoi deri te shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010.

Konjufca kundërshtoi edhe përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent për veprimet e saj në Ukrainë.

“Pikërisht për këto arsye, përpjekjet e Rusisë për ta përdorur Kosovën si precedent ose si justifikim për pushtimin, okupimin apo përpjekjen për aneksimin e territorit ukrainas janë historikisht dhe juridikisht të rreme. Nuk ekziston asnjë paralele e tillë”, shkroi ai.

Në fund, Konjufca tha se Kosova vazhdon ta mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, por kundërshton paraqitjen e Kosovës përmes integritetit territorial të Serbisë.

“Ne do ta mirëprisnim njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina. Një vendim i tillë do t’i forconte pikërisht parimet e lirisë, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare, të cilat vetë Ukraina po i mbron sot”, shkroi Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Kosova News 09/08/2026 09/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?