Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me situatën e krijuar për shkak të çështjes së presidentit.
Përpara mediave, Kurti tha se nevojitet të ketë balancë demokratike dhe të respektohet vullneti i popullit, i shprehur në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Ka shpërputhje të madhe midis rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete. Ky është problemi i mos-arritjes së marrëveshjes politike, deri më tani. Natyrisht që nuk duhet të humbasim shpresat dhe të jemi optimistë në arritjen e marrëveshjes” tha ai.
Kurti tha se kur Osmani u bë presidente, ishte sepse në garë kishin hyrë asisoj: 1-shi të bëhej kryeministër e 2-shi president.
Kësaj radhe, sipas tij, nevojitet që presidenti të jetë konsensual.
“Prandaj unë po them që të mos zgjedhet një president partiak. Lë të shkojmë me një emër konsensual, me vlera dhe parime. Unë di një sërë emrash që mund ta bëjnë këtë detyrë, por s’po përmend emra konkretë se më pas thonë që Albin Kurti e dha emrin”.
Kurti tha që ai po bën çmos të gjendet një zgjidhje për këtë situatë të krijuar.


