Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.
Sipas tij, të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit dhe më pas janë liruar për në shtëpi.


