KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis
Lajme

Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis

Kosova News
Kosova News 14:26 -05/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me analizat për produktet e qumështit që i ka realizuar Agjencia Ushqimore dhe e Veterinarisë.

Haxhiu ka theksuar se siguria e ushqimit nuk njeh kompromis, ndërkaq për rezultatet ka thënë se zbuluan shkelje serioze.

“Në produkte të qumshtit doli se është përdorur qumësht pluhur, vaj palme dhe hirrë pa u deklaruar në etiketë, si dhe ujë i destinuar për ujitje në procesin e prodhimit. Kjo tani nuk është çështje teknike. Kur qytetari paguan për qumësht dhe merr diçka tjetër, ai është mashtruar. Kur në prodhimin e ushqimit përdoret ujë i papërshtatshëm, nuk flasim më vetëm për etiketë, flasim për shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje ajo tha se rasti bëhet edhe më i rëndë kur dihet se kjo industri merr mbështetje nga shteti, subvencione, lehtësira dhe para publike.

“Pra merr nga qytetari përmes shtetit dhe pastaj po atij i shet një produkt që nuk përputhet me deklarimin dhe rrezikon shëndetin e tij. Prandaj llogaridhënia nuk është opsionale. Këtu fermeri është dëmtuar. Ai e ka dorëzuar qumështin ashtu siç është, pa shtesa dhe pa zëvendësime, dhe pastaj, siç e dimë të gjithë, ka pritur gjatë për t’u paguar. Ndërkohë ata që e zëvendësuan përmbajtjen me përbërës të lirë e mbajtën çmimin të njëjtë dhe e rritën fitimin. Në etiketë mbeti emri i fermerit, në produkt nuk mbeti puna e tij”, ka shtuar ajo.

Po ashtu ajo ka thënë se është mashtruar edhe konsumatori i cili ka paguar çmimin e plotë duke besuar se po blen atë që shkruan në etiketë, ndërsa për këto kompani ka paralajmëruar pasoja.

“Produktet me shkelje kritike duhet të tërhiqen nga tregu. Veprimtaria pa autorizim duhet të suspendohet, kushdo qofshin ata. Nëse ka elemente të veprës penale, çështja duhet t’i kalojë prokurorisë. Kontrollet nuk duhet të ndalen te qumështi. Të tilla kontrolle duhet të bëhen edhe në sektorët e tjerë, sepse asnjë qytetar nuk duhet të hamendësojë se çka ka në gotën apo në pjatën e vet. Qytetarët duhet të hanë dhe të pinë atë për të cilën paguajnë”, ka përfunduar Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar

Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €

Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina

KRU “Prishtina” intervenon në disa rrugë

Dy kosovarë arrestohen në Shkup, iu gjetën para të falsifikuara në vlerë prej 230 mijë eurosh

Kosova News 05/08/2026 05/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin
14:45 -05/08/2026
​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria
14:14 -05/08/2026
Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina
13:48 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?