KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina
Lajme

Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina

Kosova News
Kosova News 13:48 -05/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës shpalli gjendjen emergjente për shkak të gjendjes së rënduar nga mosbartja e mbeturinave nga operatorët përgjegjës. Ky vendim vlen nga data 05.08.2026 deri më 05.11.2026.

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, që është edhe kryesues i këtij shtabi, tha se ka disa muaj që menaxhimi me mbeturina në qytet dhe fshatra të Podujevës është e rënduar.

Sipas tij, kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime në pjesën e përgjegjësisë së saj, më herët ka kërkuar që të lirohet nga shërbimi në fshatra dhe kjo përgjegjësi ka kaluar të Kompania private “Natyra”.

“Por, tash po del që ka probleme për të ofruar këtë shërbim edhe në qytet. Ka raste që operon me një kamion, e ka ditë që nuk ofron shërbim fare. Për shkak të kësaj gjendje që është krijuar, ku tash i kemi edhe mërgimtarët këtu dhe vëllimi i mbeturinave është rritur dhe duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve e kam marr një rekomandim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të shpallim gjendjen emergjente”, tha kryetari Bulliqi.

Ai theksoi se janë tri raporte që flasin për gjendjen e rënduar me mbeturina në Podujevë: raporti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë së Inspeksionit dhe raporti i QKMF-së.
Kryetari deklaroi se Komuna e Podujevës në vazhdimësi e ka ndihmuar KRM “Pastrimi” edhe me subvencione, në mënyrë që t’ia lehtësojë operimin dhe funksionimin normal, por pa sukses.

“Vullneti jonë është që ta ndihmojmë këtë ndërmarrje, por po shihet që ka keqmenaxhim nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje në qendër. Për shkak të kësaj gjendjeje të rënduar, ne duhet të gjejmë një zgjidhje të shpejt për mbledhjen e mbeturinave në qytet”, tha ai.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, theksoi se për shkak të gjendjes së krijuar është vlerësuar se duhet të shpallet gjendja emergjente.

Rreth problemit me mbeturina foli edhe drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori dhe anëtarë tjerë të shtabit, të cilët ranë dakord që të gjendet një zgjidhje e shpejt, për të dalë nga kjo situatë e rënduar.
Propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme u miratua njëzëri.

Bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim obligohet të hartojë dhe zbatojë planin operacional emergjent për organizimin dhe koordinimin e të gjitha masave emergjente për grumbullimin, transportimin dhe largimin e mbeturinave si dhe inicimin e procedurës së përshpejtuar të prokurimit për sigurimin e 3 kamionëve me qira për bartjen e mbeturinave, duke përfshirë edhe 3 vozitës, të cilët do të operojnë në kuadër të KRM “Pastrimi”.

Drejtoria e Inspeksionit duhet të intensifikojë mbikëqyrjen inspektuese dhe të marrë veprime ligjore për parandalimin e deponive të paligjshme për mbrojtje të mjedisit, si dhe të marrë masa administrative ndaj çdo shkelësi.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa obligohet të sigurojë mjete financiare dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme për financimin e masave emergjente në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis

KRU “Prishtina” intervenon në disa rrugë

Dy kosovarë arrestohen në Shkup, iu gjetën para të falsifikuara në vlerë prej 230 mijë eurosh

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

Bie për 3 centë çmimi i naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Kosova News 05/08/2026 05/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin
14:45 -05/08/2026
Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis
14:26 -05/08/2026
​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria
14:14 -05/08/2026
KRU “Prishtina” intervenon në disa rrugë
13:23 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?