KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime gjatë ditës së sotme në disa zona, me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët: Hyzri Talla, Zenel Salihu, Holger Pedersen, Perandori Justinian, Gjergj Balsha, Skrapari, Haxhi Zeka dhe Nikoll Naço.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit.


