Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut, i cili dyshohet për veprën penale të dhunimit.
Sipas raportit policor, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 28 korrik 2026, ndërsa i dyshuari, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Dhunim”.


