Punonjësit e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar të enjten në mëngjes një aksion në zonën e Ujmanit, ku kanë rrethuar me shirit sigurie motelin “Jezero”.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në aksion janë angazhuar punonjës të “Ibër-Lepencit”, ndërsa në zonë është parë edhe prania e zyrtarëve policorë.
Aksioni vjen pasi ka skaduar afati që “Ibër-Lepenci” u kishte dhënë shfrytëzuesve të objektit për lirimin e pronës, për të cilën ndërmarrja pretendon se është uzurpuar.
Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha shkurt për Indeksonlinen se Policia e Kosovës vetëm ka asistuar gjatë veprimeve në “Ibër-Lepenc”, pa dhënë detaje të tjera


