KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
Siguri

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

KosovaNewss
KosovaNewss 22:50 -29/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku humbi jetën një 26-vjeçar pasi u rrëzua një vinç.

Në një prononcim për KosovaPress, Hoti tha se Inspektorati Qendror i Punës, Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe organet e drejtësisë janë duke e hetuar rastin, ndërsa bëri thirrje që tragjedia të mos përdoret për përplasje politike mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Ka qenë një rast tragjik dhe i rëndë, ndoshta më i rëndi prej që ne kemi informacione. Edhe Inspektorati Qendror i Punës, po besoj që edhe inspektorati i komunës dhe të gjitha organet e tjera të drejtësisë janë duke e shqyrtuar rastin, janë duke e hetuar rastin. Të flitet se kujt i takon përgjegjësia dhe të sulmohen palët është shumë e ulët”, deklaroi Hoti.

Ai theksoi se, sipas informacioneve preliminare që kanë institucionet, vinçi ishte në proces montimi në momentin kur ndodhi aksidenti.

“Ajo çka ne mund të dimë aktualisht në bazë të informatave preliminare që kemi marrë është se ai vinç apo ajo pajisje ka qenë në montim e sipër. Për detaje të tjera do të dalim me përfundime pasi prokuroria të japë versionin e saj dhe Inspektorati Qendror i Punës ta përfundojë raportin”, tha ai.

Ministri në detyrë shtoi se përgjegjësia duhet të zbardhet deri në fund dhe çdo person që rezulton përgjegjës duhet të përballet me ligjin.

“Përgjegjësia duhet të kërkohet dhe duhet të shkojë deri në fund. Përgjegjës duhet të jetë kushdo që është përgjegjës në këtë rast. Kompetencat janë të ndara dhe të përcaktuara qartë me ligj, ndërsa në fund vendimin e japin organet kompetente”, u shpreh Hoti.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Ministria ka marrë një vendim të ri, i cili pritet të publikohet zyrtarisht të mërkurën, e që synon modernizimin e kontrolleve në vendet e punës.

Sipas tij, duke filluar nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës do të zhvillojë inspektime plotësisht digjitale.

“Prej 1 shtatorit Inspektorati Qendror i Punës do të bëjë vetëm inspektime digjitale. Inspektorët do të përdorin laptopë, telefona apo pajisje të tjera teknologjike dhe të gjitha të dhënat do të regjistrohen në kohë reale në sistem. Kjo rrit transparencën, kontrollin mbi punën e inspektorëve dhe efikasitetin e tyre”, tha ai.

Hoti njoftoi se, po ashtu nga 1 shtatori, në funksion të inspektimeve do të vendosen edhe dronët, të cilët do të përdoren për monitorimin e kushteve të sigurisë në vendet e punës.

Një ditë më parë, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, dy punëtorë u lënduan pasi u rrëzua një vinç në një kantier ndërtimi. Njëri prej tyre, 26 vjeç, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Gjithashtu lexoni:

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

KosovaNewss 29/07/2026 29/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?