Gjykata Themelore ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut dhe 7 të akuzuarit tjerë në rastin “Drenica1”.
Vendimi është marrë të martën.
Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku, Rrustem Rrukolli, Ismet Haxhaj, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzoheshin për vepra penale që lidhen me ndikimin ndaj dëshmitarëve, pengimin e procedurës penale dhe pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal.
Të gjithë të akuzuarit kishin mohuar akuzat që nga fillimi i procesit gjyqësor.


