Ka nisur takimi ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufcës, dhe Ministrit të Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad.
Sipas njoftimit të MPJD-së, pas takimit dypalësh pritet të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ndërsa pas takimit ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.
“Pas takimit dypalësh, ministri Konjufca dhe ministri Haddad, së bashku me ministrin Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, Konjufca dhe Haddad pritet të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.


