KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
Lajme

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Kosova News
Kosova News 20:01 -25/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga paraburgimi në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, shpreh bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit do të dëshmojë, sipas tij, pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai flet edhe për procesin gjyqësor, situatën politike në Kosovë, familjen dhe mesazhin që ua përcjell brezave të rinj. Intervistën e plotë mund ta ndiqni pas edicionit të lajmeve qendrore në RTK.

Në pritje të aktgjykimit në një nga proceset më të ndjekura gjyqësore që lidhen me luftën e Kosovës, Jakup Krasniqi jep intervistën e tij të parë ekskluzive për Radiotelevizionin e Kosovës nga paraburgimi në Hagë. Ish-kryetari i Kuvendit flet gjerësisht për procesin gjyqësor, pritjet nga vendimi i 16 shtatorit, familjen, situatën politike në Kosovë dhe mesazhin që dëshiron t’ua lërë brezave të rinj.

Krasniqi shpreh bindjen se aktgjykimi ndaj tij, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit do të dëshmojë drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk kam asnjë dyshim se në fund, kur të peshohen të gjitha faktet, drejtësia do të triumfojë dhe pastërtia e luftës sonë çlirimtare do të konfirmohet plotësisht. Kam pasur fatin dhe nderin e jashtëzakonshëm të jem zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Armët e mia kanë qenë LAPSI dhe FJALA, përmes tyre kam prezantuar të vërtetën dhe vuajtjet e popullit tim para botës demokratike. Besoj fuqishëm se ky proces do të shërbejë për të vërtetuar para historisë se lufta jonë ishte një përpjekje e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme për liri”, tha ai.

I pyetur për zhvillimet politike në vend, ai u bën thirrje udhëheqësve që interesin e shtetit ta vendosin mbi interesat partiake dhe të kenë parasysh sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

“Ndërtimi i shtetit nuk është kurrë proces i lehtë, prandaj mesazhi im për ata që udhëheqin sot është se pushtetet dhe mandatet qeverisëse janë të përkohshme, por Republika e Kosovës është e përhershme. Në këtë rrugëtim, kurrë nuk duhet të harrojmë çmimin e lartë njerëzor që është paguar për institucionet që gëzojmë sot. Kosova thjesht nuk e ka luksin për përçarje të brendshme artificiale apo për interesa të ngushta partiake. Sfidat tona, si ato të brendshme, ashtu edhe ato në skenën ndërkombëtare e gjeopolitike, kërkojnë një vizion strategjik afatgjatë që shkon përtej mandateve katërvjeçare”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ka edhe një mesazh për familjen, fëmijët dhe nipërit që kanë lindur gjatë kohës së qëndrimit të tij në paraburgim.

“Dua që fëmijët dhe nipërit e mi ta kuptojnë se liria që gëzojnë sot nuk erdhi vetvetiu, çmimi i saj vazhdon të paguhet. Porosia ime për ta është e qartë: të mos ia shesin kurrë shpirtin djallit, pavarësisht çmimit apo presioneve që mund të kenë. Kjo kohë e largësisë do të kalojë, por ajo që mbetet përjetë është dinjiteti dhe emri i pastër që po u lëmë trashëgimi”, tha ai.

Në intervistën e plotë, të vetmen që Jakup Krasniqi ka dhënë nga paraburgimi në Hagë, ai flet edhe për imazhin e UÇK-së, raportet me bashkësinë ndërkombëtare, jetën pas grilave dhe pritjet nga vendimi që pritet të shpallet më 16 shtator.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Kosova News 25/07/2026 25/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?