Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Komoran, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.
Sipas informacioneve të para, viktima dhe personat e lënduar janë nga Prishtina.
Rrethanat që çuan te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike


