KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave

Kosova News
Kosova News 18:50 -20/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”, një iniciativë që synon të përmirësojë kushtet strukturore, individuale dhe sociale për gratë në Kosovë, duke rritur qasjen e tyre në tregun e punës dhe mundësitë për punësim, me fokus të veçantë te gratë nga zonat rurale dhe kategoritë më pak të përfaqësuara.

Përmes këtij projekti do të mbështetet zhvillimi dhe përmirësimi i shërbimeve të punësimit, fuqizimi i kapaciteteve institucionale, orientimi në karrierë, aftësimi profesional dhe promovimi i politikave aktive të tregut të punës, me synim krijimin e më shumë mundësive për përfshirjen e grave në jetën ekonomike, njofton Ministria.

Sipas njoftimit po ashtu, projekti parasheh bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale. Në këtë kuadër do të themelohet një grup i përbashkët pune dhe do të realizohet një vlerësim i nevojave, mbi bazën e të cilit do të planifikohen aktivitetet e mëtejshme në përputhje me objektivat e projektit dhe burimet në dispozicion.

Tutje thuhet se Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e cila zbatohet në kuadër të marrëveshjeve dhe dakordimeve ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, duke dëshmuar edhe një herë partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës

Kosova News 20/07/2026 20/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit
14:11 -21/07/2026
Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?