KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
Lajme

Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 17:02 -17/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një OJQ e cila për shkak të hakmarrjes ka dashur të mbetet anonime ka publikuar një reagim me kërkesë për rishqyrtim lidhur me rezultatet e thirrjes publike të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës për ndarjen e granteve për vitin 2026, ku ngrihen dyshime për përqendrimin e fondeve publike në tri organizata që pretendohet se kanë lidhje të ngushta organizative me ekosistemin e Kolegjit Heimerer.

Sipas reagimit, tri organizata – Fondacioni HiSpace, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale dhe Kosova Heimerer Kinder Haus – janë përfituese të një totali prej 40 mijë eurosh nga kjo thirrje publike. Autorët e reagimit theksojnë se publikimet dhe dokumentet publike tregojnë lidhje organizative dhe funksionale ndërmjet këtyre subjekteve dhe Kolegjit Heimerer, duke kërkuar që Komuna të verifikojë nëse këto organizata kanë funksionuar në mënyrë të pavarur gjatë procesit të aplikimit.

Në reagim e kësaj oragnizate e cila ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Komuna e Prishtinës të mos finalizojë kontratat derisa të përfundojë verifikimi i lidhjeve juridike, organizative, administrative dhe financiare ndërmjet këtyre organizatave. Gjithashtu kërkohet publikimi i certifikatave të regjistrimit, strukturave drejtuese, formularëve të vlerësimit, procesverbaleve të komisionit dhe deklaratave për shmangien e konfliktit të interesit.

Autorët e dokumentit theksojnë se lidhja me të njëjtin ekosistem institucional nuk përbën automatikisht shkelje, por argumentojnë se ekzistenca e këtyre lidhjeve publike është e mjaftueshme për të kërkuar një verifikim të plotë institucional përpara se grantet të bëhen përfundimtare. Ata shtojnë se shpërndarja e fondeve publike duhet të bazohet në konkurrencë të barabartë, transparencë dhe trajtim të paanshëm të të gjithë aplikuesve.

Në pjesën procedurale të reagimit përmendet edhe Rregullorja MF nr. 04/2017 për financimin publik të OJQ-ve, duke kërkuar sqarime nëse janë respektuar rregullat për shmangien e konfliktit të interesit dhe nëse përqendrimi i fondeve në këto tri organizata ka ndikuar në mundësitë e financimit për organizatat e tjera. Gjithashtu kërkohet transparencë edhe për rastet e organizatave të eliminuara nga procesi për shkak të vonesave në raportim.

Reagimi i drejtohet Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Komisionit Vlerësues, me kërkesën që të zhvillohet një verifikim i plotë dhe të publikohet një vendim i arsyetuar përpara finalizimit të procedurës së ndarjes së granteve.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë

Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë

Kosova News 17/07/2026 17/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?