KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
Siguri

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Kosova News
Kosova News 15:44 -17/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë prokurorë dhe 15 zyrtarë e staf mbështetës të komunitetit serb kanë tërhequr dorëheqjet që i kishin ofruar në vitin 2022 në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, i cili ka bërë të ditur se institucioni ka pranuar rreth 20 njoftime për tërheqjen e dorëheqjeve.

“KPK së fundi ka pranuar në vazhdimësi disa emaila (rreth 20 sosh) dërguar në adresën zyrtare të kryesuesit të KPK-së nga prokurorë dhe staf mbështetës të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilat të njëjtit e kanë informuar kryesuesin lidhur me njoftimet e tyre për tërheqjet e dorëheqjeve të paralajmëruara më herët”, ka deklaruar Gashi.

Sipas listës së siguruar, dorëheqjet i kanë tërhequr prokurorët Jagodinka Nikolić, Radica Milić, Nataša Radović, Danijela Batković dhe Bogdan Spadijer.

Ndërsa nga stafi administrativ dhe mbështetës dorëheqjet i kanë tërhequr Dejan Delibašić, Milica Smigić, Aleksandar Marković, Radica Božović, Suzana Brajković, Saša Trpković, Dejan Hrkalović, Dejan Stojsavljević, Draginja Sofronijević, Aleksandar Miletić, Petar Jeremić, Danijela Arsić, Biljana Pelević, Milenko Radenković dhe Gordana Mitrović.

KPK ka njoftuar se kjo çështje do të diskutohet dhe trajtohet në një nga takimet e ardhshme të Këshillit.

Gjithashtu , dorëheqjet i kanë tërhequr edhe gjyqtarë dhe staf mbështetës të komunitetit serb brenda sistemit gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar disa kërkesa por ende nuk kanë numër të saktë.Ashtu sikurse kërkesat e dorëheqjes, edhe ato të rikthimit ende nuk janë trajtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.Më 05.11.2022, në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal dhe nga gjyqësori.

Gjithashtu lexoni:

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Kosova News 17/07/2026 17/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
17:02 -17/07/2026
Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
16:43 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?