KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
Sport

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Kosova News
Kosova News 13:52 -09/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Franca dhe Maroku përballen sot në një nga sfidat më të mëdha të çerekfinales së Kupës së Botës 2026.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Bostonit, në Foxborough të Massachusettsit, me fillim nga ora 22:00.

Kampionët e botës të vitit 2018 dhe finalistët e Botërorit 2022, francezët, kanë qenë një nga ekipet më bindëse të turneut deri tani. “Gjelat” kanë fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara, duke shënuar 14 gola dhe duke pranuar vetëm dy.

Sulmi i Francës udhëhiqet nga Kylian Mbappe, që deri më tash në këtë Botëror ka shënuar shtatë gola, ndërsa në repartin ofensiv spikasin edhe Ousmane Dembele, Michael Olise dhe Bradley Barcola.

Por përballë tyre do të jetë një Marok që tashmë nuk konsiderohet më befasi, por një kandidat serioz për trofeun. “Luanët e Atlasit” kanë bërë histori në Botërorin 2022 duke u bërë kombëtarja e parë afrikane dhe arabe që arriti në gjysmëfinale, ndërsa këtë edicion synojnë ta përsërisin suksesin.

Maroku, fitues i Kupës së Afrikës 2025 dhe me një seri prej 34 ndeshjesh pa humbje, vjen pas një rrugëtimi të fortë në këtë turne. Në fazën e eliminimit direkt eliminoi Holandën pas penalltive, ndërsa në 1/8 e finales mposhti Kanadanë 3:0.

Megjithatë, Maroku do të ketë një mungesë të rëndësishme. Sulmuesi Ismael Saibari, një nga lojtarët më të dalluar të turneut me tre gola, nuk do të mund të luajë për shkak të një lëndimi në muskuj.
Edhe Franca ka një dilemë në formacion, pasi mesfushori Aurélien Tchouaméni është në dyshim për shkak të një lëndimi.

Në përballjet direkte, Franca ka avantazh ndaj Marokut. Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara mes tyre, francezët kanë fituar katër, ndërsa dy kanë përfunduar baras. Dueli i fundit ishte në gjysmëfinalen e Botërorit 2022, kur Franca fitoi 2:0.

Franca shihet favorite për kalimin tutje, por Maroku ka treguar se është i aftë të befasojë edhe kundër skuadrave më të mëdha. Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Spanjë – Belgjikë.

Ndeshja Francë-Marok transmetohet në Vala Sport1.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 09/07/2026 09/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?