KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
Lajme

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Kosova News
Kosova News 18:57 -08/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën përfaqësuesit e Federatës Ndërkombëtare të Festivaleve të Vallëzimit (FIDAF), organizatorët e “International Dance Art Festival Newborn Kosova 2026”, si dhe grupet folklorike dhe ansamblet pjesëmarrëse në edicionin e pestë të festivalit.

Sipas Konjufcës, festivali këtë vit sjell në Kosovë grupe folklorike dhe ansamble vallëzimi nga Franca, Turqia, Holanda, Meksika, Bullgaria, Hungaria, Greqia, Kosta Rika dhe Kosova.

Ai theksoi rëndësinë e kulturës si urë lidhëse ndërmjet popujve, duke vlerësuar se arti dhe vallëzimi krijojnë komunikim dhe afërsi përtej kufijve dhe protokolleve diplomatike.

“Përmes artit dhe vallëzimit, kulturat takohen në mënyrën më të natyrshme. Kultura shpesh arrin aty ku gjuha zyrtare e diplomacisë është e pamjaftueshme, duke krijuar afërsi dhe duke hapur rrugë të reja komunikimi ndërmjet popujve”, ka shkruar Konjufca.

Në fund, ministri u uroi organizatorëve dhe pjesëmarrësve suksese në edicionin e pestë të “International Dance Art Festival Newborn Kosova 2026”.

Aktivitetet e festivalit Newborn Kosova 2026 do të nisin sot në ora 17:00 me defilenë e ansambleve në sheshin “Katër Dëshmorët” në Podujevë, ndërsa nga ora 20:00 do të mbahet programi artistik, ku pjesëmarrësit do të shfaqin performancat e tyre tradicionale para qytetarëve llapjanë.

Gjithashtu lexoni:

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 08/07/2026 08/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?